Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se një objekt në rrugën B, është përfshirë nga zjarri.
“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, ka theksuar Ahmeti.