Një person është sulmuar në Çikatovë të Re të Drenasit.
Sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje për parking.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKMF Gllogoc e me pas është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor QKMF Gllogoc e me pas është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.