Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti në komunikacion në të cilin janë përfshirë tri vetura.
Aksidenti ka ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 17:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në pjesën e autostradës Veternik-Bresje. Të përfshira në aksident janë tri vetura, si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, njësia e trafikut e autostradës është duke u marrë me aksidentin.