Ishte zhdukur muajin e kaluar në Gjakovë.
Një femër që ishte raportuar si e zhdukur në Gjakovë më 22 janar të muajit të kaluar, dyshohet se është dhunuar.
Burimet e medias brenda Policisë bëjnë me dije se viktima është gjetur dje, nën shoqërimin e një të dyshuari në Gjakovë.
Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim.