Dy persona janë arrestuar dje në Drenas pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person të mërkurën, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.
I njëjti është sulmuar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarit.
Burimet e medias kanë bërë të ditur se viktima është duke u trajtuar në QKUK.
Kurse dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.