Një shtetas turk ka inskenuar një rast të grabitjes në Pejë. I njëjti ka raportuar në Policinë e Kosovës, se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur atij njëmijë euro dhe një telefon.
Sipas policisë shtetasi turk, njoftoi se me të dyshuarit është njohur më herët në Turqi.
Por, pas hetimit të rastit sipas policisë i tërë ky rast ishte i inskenuar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta”, në Pejë.
Njoftimi i policisë:
Me datën 25.01.2021, rreth orës 22:20, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën ‘Anton Çeta’ në Pejë, ka ndodhur një rast ‘grabitje’.
Sipas viktimës shtetas Turk, i cili deklaron se me datë 24.01.2021 kishte ardhur ne aeroportin ‘Adem Jashari’ dhe nga aty deri në Pejë ka ardhur me një taksi, në qytetin e Pejës ishte takuar me dy (2) persona me të cilët ishte njohur ne Turqi.
Sipas viktimës njëri nga dy personat nën kërcënimin e armës i kanë grabitur njëmijë (1000) euro dhe një telefon mobil.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor edhe pse nuk kishte lëndime.
Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, te cilët kanë intervistuar pesë (5) dëshmitarë lidhur me rastin, me datë 12.02.2021, ne koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit është arritur të provohet se viktima tani i dyshuari ka deklaruar rrejshëm, i dyshuari:
D.E. lindur me 1985 shtetas Turk
Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti i ‘Grabitjes’ është cilësuar ‘Deklarimi rremë’.