Pejani nxjerr votën në shitje, arrestohet

Kronikë e zezë

Pejani nxjerr votën në shitje, arrestohet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Foto ilustruese

Disa orë para nisjes së procesit të votimit, Policia ka arrestuar një qytetar nga Peja, i cili në një faqe interneti kishte nxjerrë në shitje votën e tij.

Në orën 01:00 pas mesnatës është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në një faqe të shitjeve ka postuar publikim “shes votën’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të njëjtit kanë njoftuar se personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Shitja e votës është vepër penale. Në mëngjes, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka angazhuar 88 prokurorë për t’u marrë me secilin rast të raportuar për parregullsi në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat