Punëtori i një fabrike në Suharekë është lënduar në vendin e punës.
Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se nga pakujdesia kishte rrëshqitur dhe rënë në një hendek në lartësi rreth një metër.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor ne QKMF Suharekë dhe me pas është dërguar në Spital”, thuhet në njoftim.
Media mëson se viktima është punëtor i fabrikës ,,New. Ko .Ballkan”.