Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e shtunë në Pejë.
Policia bën të ditur se grabitja ka ndodhur në një pompë derivatesh.
“Dy viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një pikë të derivateve dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur i kanë grabitur para kesh, ndërsa edhe nga zyra iu është marrur një shumë e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.