Një grua në Deçan e ka raportuar një rast të sulmit dhe grabitjes së saj paraditen e djeshme në polici.
Burime të medias mësojnë se ankuesja ka raportuar se është goditur me mjet të fortë nga persona të panjohur dhe i janë grabitur 200 euro.
Ajo është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.
Kurse rasti po hetohet nga PK-ja.