Një rast i pazakontë ka ndodhur dje në fshatin Çagllavicë të Graçanicës.
Atje, një burrë e ka raportuar në polici bashkëshorten e tij për keqtrajtim të fëmijës.
Media ka arritur që të sigurojë provat e këtij rasti.
Ndër të tjera, në deklaratën e dhënë para hetuesve policorë, ai ka thënë se gruaja e tij e ka keqtrajtuar fëmijën e tyre në vazhdimësi këta tre muajt e fundit.
E dyshuara është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, është dërguar për tretman psikiatrik e më pas në mbajtje për 48 orë.