Pasditën e martë brenda një fmailje në Deçan ka plasur sherri ku një e mitur ka sulmuar një mashkull.
Për rastin janë informuar forcat e rendit të cilat të dyshuarën e kanë dërguar në repartinë e psikiatrisë për trajtim. Derisa rasti po hetohet si dhunë në fmailje.
Policia njofton se në Deçan me 16 shkurt rreth orës 14:00, është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar i Kosovës.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Deçan.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në repartin e psikiatrisë pasi që e njëjta ka probleme mendore.