Mërgimtarit i vjedhin kasafortën me para dhe armë në Rahovec

Kronikë e zezë

Mërgimtarit i vjedhin kasafortën me para dhe armë në Rahovec

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se deri sa ishte jashtë shtetit nga disa persona i është vjedhur kasaforta nga shtëpia e tij në të cilën kishte 8.000 euro.

Si dhe një pistoletë me leje dhe 200 fishekë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më datë 12.02.2021 rreth orës 15:20 në fshatin Ratkoc, në Rahovec.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte jashtë shtetit, nga persona NN i është vjedhur një kasafortë nga shtëpia e tij në të cilën kishte 8000 euro para të gatshme dhe një pistoletë me leje dhe 200 fishekë”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat