Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, saktësisht Stacioni Policor në Deçan ka pranuar informatën se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë pranuar për tretman mjekësor një person të gjinisë femërore e cila kishte pësuar lëndime trupore në kokë dhe pjesë tjera të trupit.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha njësite relevante nga stacioni policor teksa dyshohet se viktima ishte goditur me një mjet të fortë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit kurse persona te dyshuar kanë arritur që nga arka të marrin rreth 200 euro para të gatshme.
Pas kësaj është arritur që të identifikohen kryesit e veprës penale të cilët gjendjen në arrati.
Nga Policia e Kosovës u tha se është duke u punuar intesivisht që të kapen të dyshuarit.