Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Polac të Skenderajt.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa njëra prej tyre është rrotulluar.
Në fotografinë e dërguar nga një lexues, shihet se si vetura është rrotulluar, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.
Nga Policia e Kosovës në Mitrovicë thonë se aksidenti nuk është raportuar dhe nuk kanë informacione nëse ka të lënduar.