Një rast aspak i zakonshëm është raportuar të ketë ndodhur në rajonin e Pejës.
Dy ankueset femra kanë raportuar se motra e tyre është larguar nga shtëpia dhe derisa ishin duke raportuar rastin viktima ka telefonuar motrën nga një numër telefoni i jashtëm duke thënë se është martuar.
Por pas pak e njëjta ka dërguar një sms me zë ku ka deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër sepse i dyshuari i kishte kërkuar para nga viktima.
“Rasti është duke u hetuar derisa tani për tani s’ka informacione më shumë nga viktima e rastit”.