Një qytetar nga fshati Samadrexhë e Suharekës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditësh një personit i ishte hakuar adresa e tij në një nga rrjetet sociale.
Sikur kjo të mos mjaftonte, në adresën e viktimës në këtë rast janë shpërndarë fotografi me motive të ulëta, transmeton IndeksOnline.
Raporti i policisë pa ndërhyrje:
Ndërhyrje në sistemin komjuterik
Fsh. Samadrexhë, Suharekë, 17.02.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e tij personale të rrjetit social duke postuar foto me përmbajtje të ulëta .Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.