Një sherr mes tre të rinjve në Skrapar ka përfunduar në plagosje me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit.
Ku dy shokë rreth 23 vjeç, pas një konflikti me një person tjetër, janë plagosur me thikë nga ky i fundit.
Dy të rinjtë kanë mare plagë në trup dhe janë dërguar drejt spitalit të qytetit, ku njëri do të dërgohet me helikopter drejt Tiranës pasi gjendja e tij është e rënduar.