Shtohet numri i parave falso në vendin tonë sidomos i atyre në vlerë 500 euro e të tjera.
Zbulimi i tyre po bëhet kryesisht në banka derisa klientët po i deponojnë ata dhe disa bankomate nuk po i pranojnë e disa të tjera po.
Një vajzë nga Prishtina tregon për "Syri.net", sesi kishin pranuar një kartmonedh 500 euro duke pretenduar se ajo ishte origigjinale e derisa ato janë provuar të futen në banko mat ato nuk janë pranuar.
Rastet e parave të flasifikuar janë shtuar kohëve t1% fundit sidomos ato nga 500 euro.
Vetëm gjatë 24 orëve në vende të ndryshme të Kosovës sipas poicisë janë raportuar 4 raste të zbulimit të parave falso.
Në rrugën "Sami Gashi", në Mitrovicë Jugu, me 19 shkurt rreth orës 16:45, ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një lokali, ka raportuar se dy kartëmonedha 2x500 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar e që janë përdorur për pagesën e produkteve. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ishte Skënderaj me 15 shkurt rreth orës 10:08, derisa me 19 shkurt ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka raportuar se gjatë pranimit të parave kanë hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
Edhe në rrugën "12 Qershori", në Ferizaj me 19 shkurt rreth orës 19:13, ankuesja femër kosovare punëtore e një lokali ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka bërë pagesën e gjësendeve me një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar monedhën.
Edhe një rast tjetër ka ndodhur në rrugën "Dëshmorët e Kombit", në Ferizaj me 19 shkurt rreth orës 16:04, ankuesja femër kosovare punëtore e banke ka raportuar se i dyshuar mashkull kosovar ka deponuar një monedhë prej 50 (pesë dhjetë) euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar monedhën.