Një person në Pejë është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka prezantuar një patentë shofer të Serbisë, që dyshohet të jetë falsifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë gjatë së premtes.
I dyshuari është ndaluar nga njësitet policore dhe i njëjti ka prezantuar patentë shoferin e Serbisë, i cili ishte lëshuar në Pejë me nr.000002618, por që dyshohej të ishte i falsifikuar.
Dokumenti është konfiskuar menjëherë ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.