Në qytetin e Mitrovicës dje Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit, që po zhvillohen në mënyrë ilegale.
Aksioni u bë në ora 20:30 në rrugën “Agim Ramadani”.
Policia kur arriti në lokalin, ku do të bëhej aksioni, nuk hasën në asnjë person brenda.
Gjashtë aparate të ndryshme u konfiskuan dhe një monitor. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.