Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë e dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. H., pasi ditën e djeshme në bulevardin Blu në Kamzë, aksidentoi këmbësorin shtetasin E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
A. L., 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Informacion-Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.
Në pranga dhe 2 drejtues mjetesh.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A.H.., pasi ditën e djeshme në bulevardin Blu në Kamzë, aksidentoi këmbësorin shtetasin E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
A. L., 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.