Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë, ku si pasojë lëndime të rënda ka marrë një person.
Një dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, ka dërguar disa fotografi në KosovaPress, ku shihet një person i shtrirë dhe me kokë të lënduar.
Ndërkohë, Policia ka dal në vendin e ngjarjes.
Media ka tentuar të marrë detaje nga zyrtarët për informim në Polici por të njëjtit nuk janë përgjigjur.