Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Batllavë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, shoferi i automjetit ka humbur kontrolloin dhe vetura ka dalë nga rruga.
“Sot rreth orës 17:00 në fshatin Batllavë ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, tha Ahmeti.