Një grabitje ka ndodhur në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.
Grabitja ka ndodhur në një lokal në këtë fshat rreth orës 19:00.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”.
Ahmeti tha se policia po heton rastin.
“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”.
Klan Kosova mëson se vendi ku është kryer grabitja është lokal i frizerit.