Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një grabitje në një lokal në fshatin Besi të Prishtinës.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bazuar në të dhënat e para të Policisë, dyshohet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e kësaj nuk raportohet për persona të lënduar, teksa Policia po punon për zbardhjen e rastit.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”.