Edhe një person i kërkuar është arrestuar në rajonin e Podujevës.
Kështu ka thënë Policia e Kosovës në raportin e saj dërguar medieve, por pa dhënë detaje të hollësishme.
“Fsh. Llugë, Podujevë 20.02.2021 – 11:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega Podujevë, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë PK.
Përveç se është bërë e ditur se i dyshuari nga qenë në kërkim nga organet e rendit, PK s’e ka bërë ditur arsyet që kanë cuar në arrestimin e tij.