Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës është raportuar se një viktimë femër e mitur është duke u trajtuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në detajet e dhëna nga Policia e Kosovës u theksua se personi i dyshuar ishte në bashkëjetesë martesore me personin nën 16 vjeçare.
Rasti u raportua mbrëmjen e kaluar në rajonin e Vitisë.