Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi që janë kapur nga Policia duke u marrë me prostitucion.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:00 në Motelin Flamengo në Mitrovicë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar-e, nën dyshimin e marrjes me prostitucion. Të dyshuarit janë dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë”, thuhet në raport.