Të hënën, personi me inicialet N.G., i cili ka qenë në kërkim policor për veprën penale “falsifikim i parasë” është vetdorëzuar në Stacionin Policor në Pejë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëror për në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ku është duke u trajtuar lënda.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.