Katër persona janë lënduar në një aksident në Vetërnik.
Të përfshira ishin dy automjete.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.