Një grua në fshatin Grejkoc të Suharekës ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, dje rreth orës 13:22.
Burime të medias brenda prokurorisë bëjnë të ditur se ajo kishte konsumuar qëllimisht sasi të tepruar të tabletave.
Për shkak të kësaj, ajo është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.
Sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore momentalisht është stabile.