Një person i moshës së mitur është therur me thikë dje në Gjilan.
Deri te akti ka ardhur pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht.
Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.