Një femër në Gjakovë që punonte si kuzhiniere në një restorant, është sulmuar fizikisht nga pronari i saj.
“Viktima femre ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere.
Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit.
I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.