Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:30, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Njësiti rajonal i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.