Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:15 është raportuar për një vet aksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Ahmeti.