Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare në Suharekë.
Një person është arrestuar pasi ai nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia gruan dhe birin e tij.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.
“Suharekë , 24.02.2021 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe birin e tij viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.