Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Rinasit ku një 47-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur nga një automjet.
Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por pa dhënë më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia: Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.