Një are i është vënë zjarri nga persona të panjohur, në fshatin Shajkofc të Podujevës.
Sipas ankuesit mashkull, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin arrës në të cilën janë dëmtuar rreth 20 ari mjedra, dhe sistemi i ujitjes.
Në vendngjarje kanë dalur zjarrfikësit që kanë lokalizuar zjarrin.
‘’ Ankuesi mashkull kosovar raporton se, dyshohet nga persona të pa njohur i është vu zjarri një are në të cilën ankuesi ka të mbjellura mjedra, nga zjarri raportohet të jenë dëmtuar rreth 20 ari mjedra dhe sistemi i ujitjes. Njësia e zjarrfikësve kanë arrit që ta fikin zjarrin’’’, thuhet në raportin e Policisë.