Ankuesi mashkull në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur nga lokali i tij kanë vjedhur disa pako me cigare dhe janë larguar me një veturë me targa finlandeze.
Zyrtari i sigurimit derisa ka qenë në ndjekje të veturës së dyshuar ka vërejtur se njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e pistoletës, kalibri 9mm.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.