Një familjeje në Novobërdë i janë vjedhur një lopë dhe një viç natën e 27 shkurtit nga persona të panjohur.
Për rastin janë njoftuar edhe policia të cilat po merren me hetimin e kësaj vjedhjeje.
Policia njofton se në Novobërdë ndërmjet 27 e 28 shkurtit mes orës 19:00 deri 06:30, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i janë vjedhur një lopë dhe një viç nga shtalla e tij.
Rasti nën hetime nga njësitet policore si vjedhje e rëndë.