Një shtëpi është djegur dhe bërë shkrumb e hi në Mitrovicë.
Policia e Rajonit të Mitrovicës ka konfirmuar djegien e një shtëpi.
“Një rast është raportuar rreth orës 13:50, në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë, një shtëpi ishte kapluar nga zjarri”, ka thënë për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Zahiti ka shtuar se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, dhe nuk raportohet për të lënduar.
Nuk dihen as shkaqet e zjarreve, mirëpo shihet se dëmi material është i madh.