Dy shtëpi janë djegur dhe bërë shkrumb e hi në Mitrovicë.
Deri tash, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Zjarrfikësit e Mitrovicës kanë konfirmuar zjarret, duke bërë të ditur se kanë ndodhur në dy lokacione të ndara.
Nuk dihen as shkaqet e zjarreve, mirëpo shihet se dëmi material është i madh.
Portali ka kontaktuar Policinë e Rajonit të Mitrovicës për t’i pyetur nëse është lënduar ndonjë person, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.