Një personi në fshatin Shajkoc të Podujevës i janë djegur 20 ari të mbjella me mjedra.
Rastin i dëmtuari e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, teksa kjo e fundit ka thënë se njësitet e zjarrfikësve kanë arritur që ta fikun zjarrin.
“Fsh. Shajkofc, Podujevë 28.02.2021 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se, dyshohet nga persona të pa njohur i është vu zjarri një are në të cilën ankuesi ka të mbjellura mjedra, nga zjarri raportohet të jenë dëmtuar rreth 20 ari mjedra dhe sistemi i ujitjes. Njësia e zjarrfikësve kanë arrit që ta fikin zjarrin”, ka thënë Policia e Kosovës.