Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në qytetin e Korçës.
Sipas raportimeve të para në këtë qytet është shënuar një plagosje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një person në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit.