Dje në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, janë djegur dhe dëmtuar rreth 100 fidane të arrës, ku i dyshuar është një zyrtar policor.
Media mëson nga burimet brenda Policisë se disa persona janë ankuar se këto të mbjellura që u përfshin nga zjarri ishin në pronën e tyre.
Sipas të njëjtave burime, zyrtari policor është intervistuar si i dyshuar.
Kurse, ka deklaruar se zjarri ishte aksidental dhe jo i qëllimshëm nga ana e tij.