Një person është gjetur pa shenja jete në Lipjan, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:50.
Burime të Sinjalit brenda policisë bëjnë të ditur se ai është gjetur i vdekur në rrugën “Skënderbeu” të këtij qyteti.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.