Makina e godet për vdekje 4 vjeçarin në Malishevë

Kronikë e zezë

Makina e godet për vdekje 4 vjeçarin në Malishevë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:32
Ilustrim

Një 4 vjeçar është goditur për vdekje nga një makinë në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.

“Ju informoj se rreth ores 13:30 jemi informuar se ne fshatin Carralluke ne rrugen rajonale ka ndodhur nje aksident trafiku (goditje e kembesorit), kembesori (femije -rreth 4 vjeqar) eshte derguar ne QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar femiu eshte pa shenja jete.

I dyshuari eshte identifikuar dhe shoqeruar prane S.P. Malishevë, Njesitet patrulluese jane ne vendin e ngjajres. NJRKRR DRP Gjakove eshte njoftuar lidhur me aksidentin. Per veprime tjera do te njoftoheni me kohe”, ka thënë Nusret Gjurkaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat