Një i vdekur dhe nëntë të lënduar nga aksidenti masiv në rrugën Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe nëntë të lënduar nga aksidenti masiv në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00, janë përfshirë pesë vetura civile.

“Në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksidnt janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha policia.

Në vendngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat