(E plotësuar 19:04) - Zyrtari policor i cili dyshohet se plagosi dy persona në Dragash është suspenduar menjëherë pas veprës që ka kryer.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.
“Është suspenduar menjëherë, çka ndodh më pas janë procedura që i takojnë Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorisë”, tha Osmanollaj.
Sipas informacioneve të deritashme, polici i stacionit policor në Prizren kishte plagosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur për çështje materiale.
***
Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash, në rrethana ende të paqarta.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”, tha ai.
Nuk bëhet i ditur shaku dhe as identiteti i të plagosurve dhe i policit që plagosi dy qytetarët.
Rasti është duke u hetuar nga aurotetet policore.